Jeta Daci nxënëse në Shkollën Fillore “Dacaj” Rozhajë ka arritur të shpërblehet me diplomën e “pishtarit”
Jeta Daci nxënëse në Shkollën Fillore “Dacaj” Rozhajë ka arritur të shpërblehet me diplomën e “pishtarit” një vlerësim që u jepet nxënësve më të dalluar për arritje të jashtëzakonshme në mësime, sjellje dhe angazhim.
Image not available.
Gjatë gjithë viteve të shkollimit, Jeta është dalluar për përkushtimin e saj, vullnetin për të mësuar dhe shembullin pozitiv që ka dhënë në mesin e bashkëmoshatarëve.
Suksesi i saj është jo vetëm krenari për familjen dhe shkollën, por edhe frymëzim për gjithë nxënësit tjerë.